Veseli: Kosova sot është Zvicër për Ballkanin

Kreu i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka krahasuar sot Kosovën me një shtet të fuqishëm perëndimor.

Veseli ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se “Kosova sot është Zvicër për Ballkanin”.

Por, vetëm pak sekonda më pas, ai ka numëruar të metat e vendit, për shkak të të cilave pohimi i tij tingëllon aspak i besueshëm.

“Kosova ka probleme, ka papunësi. E pranoj”, është shprehur ai.

“Se ka korrupsion, e pranoj”, ka thënë më tej i pari i PDK’së.