Kryeparlamentari

Veseli: Kosova është një vend i vogël por strategjikisht i pozicionuar mirë

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve gjermane, DPA ka thënë se ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë nuk është një opsion, ndonëse Presidenti Thaçi këtë e sheh si opsionin më konkret për marrëveshje me Serbinë dhe lobon për ta jetësuar.

Duke folur për agjencinë gjermane të lajmeve, Veseli i ka bërë ftesë Serbisë që ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Kryeparlamentari ka kundërshtuar mundësinë e shkëmbimit të territoreve me fjalët “shkëmbimi i territoreve nuk është opcion“.

“Një pajtim me Kosovën është për Serbinë kushti qendror nëse dëshiron të afrohet dhe anëtarësohet në Bashkimin Evropian”, ka thënë Veseli.

Ndërkaq, ai ka ftuar inevstitorë të huaj të investojnë në Kosovë duke përmendur shtrirjen strategjike të vendit.

“Kosova është një vend i vogël por strategjikisht e pozicionuar mirë: vetëm dy orë larg Adriatikut dhe vetëm dy orë gjysmë larg Portit të Selanikut në Greqi“, ka shtuar Veseli.

Kosova synon “që në Ballkan të jetë vendi më atraktiv për investitorët“, ka thënë ai.