Veseli kërkon rikthimin e PDK-së në Skenderaj

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka qëndruar sot në Komunën e Skenderajt.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi të lëshuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Veseli sipas njoftimit ka folur për nevojën e një angazhimi edhe më të madh në shërbim të vendit dhe përmbushjes së pritjeve të qytetarëve të Kosovës.

“Kosova ndodhet në një situatë aspak të lehtë. Sfidat që ka para vetes janë të mëdha, por edhe të përballueshme. Ne kemi ditur të tejkalojmë momente historike të vështira, kur jemi bashkuar dhe kemi qenë në rrugën e drejt. PDK-ja është parti shtetformuese që buron nga lufta për liri e çlirim të popullit të Kosovës – dhe do të di si të sillet”, citohet të ketë thënë Veseli.

“Ai ka kërkuar nga kryesia e degës që të punojnë pandërprerë për t’i sjellë fitore të reja partisë, dhe që asnjëherë të mos e humbasin besimin në PDK”, thuhet në njoftim.