Të enjten

Veseli fton opozitën për ta harmonizuar rezolutën për dialogun

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pritet që javën e ardhshme ti ftojë në takim të përbashkët përfaqësuesit e partive opozitare në Kuvend për t’u takuar për harmonizim të qëndrimeve për rezolutën për dialogun Kosovë-Serbi.

Burime të Ballkani.info brenda Kuvendit bëjnë të ditur se kryeparlamentari Veseli do t’u dërgojë ftesa përfaqëesuesve të opozitës për t’u mbledhur së bashku në Kuvend të enjten e javës së ardhshme.

Mësohet se Veseli në takimin që ka zhvilluar një ditë më parë me partnerët e koalicionit i ka njoftuar ata se rezoluta e hartuar së bashku me ta duhet të përmbajë edhe propozimet e opozitës e më pastaj të votohet me unanimitet në një seancë plenare.

Ka dy muaj që Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të nxjerr një rezolutë për dialogun pasi pozita e opozita janë ndarë në qëndrime dhe asnjëra palë nuk ka arritur nunrin e vitave të nevojshme për nxjerrjen e rezolutës.

Por, tani, iniciativa e kryeparlamentarit Veseli për ti harmonizuar kërkesat dhe propozimet e pozitës dhe opozitës mund ta rikthej stabilitetin parlamentar dhe Kosova të futet në fazën finale të dialogut me Serbinë me skenë politike të unifikuar të paktën për këtë çështje. /Ballkani.info/