Veseli diskuton për ushtrinë me kongresistët amerikanë

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se Kosova është e bekuar me mbështetjen që gëzon nga senatorët dhe kongresistët amerikanë.

Ai në SHBA ka zhvilluar takime të ndara me senatorin Ron Johnson dhe kongresistin Robert Aderholt, me të cilët bisedoi për transformimin e FSK-së në ushtri, dialogun me Serbinë, si dhe reformat që duhet të vazhdojmë në ekonomi, sundim të ligjit por edhe fusha të tjera.

“Përkrahja amerikane në rrugëtimin tonë si shtet nuk do të mungojë asnjëherë”, shkruan Veseli.