Vesa Luma e dashuruar me Zelandën e Re: Më mungon shumë ai vend, mezi pres të kthehem atje

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, vitin e kaluar ndërmori një hap shumë të rëndësishëm në jetën e saj.

Ajo vendosi që me bashkëshortin, reperin Big Basta dhe djalin e saj, Lianin, të zhvendosen për të jetuar në Zelandë të Re.

Ndërkohë, muaj më parë, këngëtarja është rikthyer në Prishtinë, ku ka qëndruar bashkë me djalin e saj, teksa realizoi edhe një këngë të re me klip.

Duke marrë parasysh kohën e mirë që ka kaluar në Zelandë të Re, Vesa duket se është bërë nostalgjike, dhe dëshiron që të rikthehet sërish në këtë vend.

Ajo ka publikuar në InstaStory një imazh të këtij shteti, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar “Meqë ra fjala, më mungon ky vend dhe mezi pres të kthehem”.

Ndërkohë, Vesa do të rikthehet shumë shpejt në Zelandë te bashkëshorti i saj, i cili ndodhet atje.

Përndryshe, kënga e fundit që këngëtarja Luma solli për publikun ishte bashkëpunimi “S’paska qenë e shkrume”, që është pritur mire nga fansat e të dyve.