Vërshohen rrugët e Prishtinës pas reshjeve të shiut (VIDEO)

Shi i rrëmbyeshëm po vazhdon të bie tash e disa orë në komunën e Prishtinës.

E ky shi, ka ndikuar menjëherë në komunikacionin e rrugëve të Prishtinës. Në pamjet e dërguara nga një lexuesit shihen shkallët e lagjes Arbëria që kanë vërshuar krejtësisht nga shiu.

Lëvizja në ato shkallë është pamundësuar.

Vërshime të ngjashme janë parë edhe në qendër të Prishtinës. /Ballkani.info

loading…