Java që po lëmë pas është karakterizuar me reshje të shiut e me erëra të fuqishme.
Si pasojë e këtij moti pati edhe raste tragjike, ku në Prishtinë një person humbi jetën nga rrëzimi i listi, e në Rahovec një person tjetër vdiq si shkak i goditjes nga rrufeja.
E reshje të shumta të shiut pati edhe sot në Prizren.
Në orët e mesditës në qytet madje pati edhe vërshime, si shkak i shiut që nuk ndaloi për orë të tëra.
Ndryshe nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës është theksuar se java e ardhshme do të karakterizohet nga masat e ngrohta të ajrit, por relativisht të paqëndrueshme në dy ditët e para, pasi që parashihen vranësira të ç’rregullta vende-vende, e që si pasojë sjellin edhe reshje shiu.







