Vërehet efekti i boksit: Luan Krasniqi nuk beson në virus, i thotë labit “të lumtë”

Boksieri i njohur kosovar Luan Krasniqi, duket se ndan të njëjtin mendim me Labin kur është në pyetje koronavirusi.

Së fundmi këngëtari kosovar ke treguar edhe një herë se nuk e ka ndërmend t’u bindet masave të reja të Qeverisë, të prezantuara sot me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Labi ka paralajmëruar protestë për të shtunën, derisa ftuar qytetarët që ti bashkohen.

Në postimin e tij ka komentuar edhe boksieri i njohur Luan Krasniqi. “Të lumtë Labi”, ka shkruar shkurt ai.

E këngëtari e ka falënderuar por me një dozë mosbesimi se bëhet fjalë për profilin e vërtetë në Facebook të Luan Krasniqit.