Vera iku, akulloret jo! Shijet e reja të vjeshtës

Vera është duke përfunduar – të themi të vërtetën ka përfunduar – por akulloret janë akoma të preferuara. Në Torino dhe Palermo në muajin shtator, zhvillohen dy festivale për të festuar akulloren. Prodhuesit italianë të ëmbëlsirës më të parezistueshme, na sugjeruan disa shije super për vjeshtë.

Akullore Tiramisu
Bëhet bashkë freskia e akullores me kremin më dinjitoz të traditës italiane. Kjo përzierje është një shije klasike: e ftohtë, e butë, e ëmbël.

Akullorja e nxehtë
Për të perftuar këtë shije të pazakontë përzihet sorbeto me verë, lëng frutash, karafil, mollë dhe kanellë. Të kujton pijen e Krishtlindjeve, por është e ftohtë dhe kremoze siç është akullorja.

Kos dele dhe manaferra

Kjo shije e vjeshtës realizohet në Itali me qumështin e deleve të San Rossores dhe manaferrave. Shije tradicionale me pak frut vjeshte.

Cila do ju pëlqente?