Veprimtarët e PDK-së takojnë qytetarët dhe fermerët e komunave në veri, i ftojnë të dalin në zgjedhje

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet e së dielës, në veri të vendit, në takime me qytetarë, kanë qenë zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, Valdete Idrizi, Mevludin Krasniqi dhe drejtues tjerë nga niveli qendror e lokal.

Gjatë këtyre vizitave, zyrtarët e PDK-së, kanë ftuar qytetarët të dalin në zgjedhje, për të rikonfirmuar qenësinë e vet në shtëpitë e veta, në trojet e veta, në Republikën e Kosovës.

Vizitat dhe takimet me qytetarë, janë zhvilluar në Cerajë, Koshtovë e Bistricë të Leposaviqit, Kelmend, Zhazhë e Boletin të Zveqanit si dhe takimi me fermerët e Çabrës së Zubin Potokut.

Lidhur me këtë vizitë, në rrjetin social, Mevludin Krasniqi ka shkruar:

“Në vizitat e sotme kemi takuar dhjetëra fermer e qytetar shqiptar që jetojnë e punojnë në komunat veriore të Kosovës!
Është ndjenjë e veçantë takimi me këta njerëz të mrekullueshëm e bujar që jetojnë krenar në vatrat e tyre!
Për të ndarë hallet dhe preokupimet e tyre bashkë me ta, por edhe për treguar edhe mundësitë e mbështetjes së tyre, sot bashkë me kandidatët e PDK për kryetar të komunave, kemi takuar fermerët në Cerajë, Koshtovë e Bistricë të#Leposaviqit, fermerët në Kelmend, Zhazhë e Boletin të #Zveqanit dhe fermerët dhe qytetarët në Çabër të #ZubinPotokut!”