Vendosja e banerit të Donald Veshajt afër Adem Jasharit nxitë reagime të qytetarëve

Vendosja e banerit të Donald Veshajt njërit prej pretendetëve për çmimin prej 100 mijë euro nga spektakli i Big Brother Vip përkrahë figurës së Adem Jasharit, komandanti legjendar ka nxitur reagimet të shumta të qytetarëve.

Baneri i tij është vendosur në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Iniciativa duket se ka nisur nga moderatori, Arbër Zeka njëherit ish-fitues i Big Brother Albania.

Ky veprim i Zekës është kritikuar nga një faqe në Facebook “Vrojtuesit e lagjes” – Prishtinë.

Nën përshkrimin “Kjo foto o skandal mu vendos tek Baca Adem, pse lejohet diçka e tillë në Prishtinë”.

“Qeshtu përparojmë”, ka shkruar njëri prej qytetarëve teksa tjetri shkruan “eh more Arbër Zeka duhet met ardh marre cka bon ti per perfitime tuat personale”, teksa i bën thirrje kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama ta largojë banerin.

Ndërkohë përkrahja e Arbër Zekës nuk ka munguar përmes llogarisë së tij në Instagram, mirëpo nuk dihet nëse i njëjti ka marrë lejë për “fushatë” të tillë për të shfrytëzuar ambientet e qytetit, e sidomos aty ku janë të vendosura figura të

rëndësishëm për shtetin tonë.

rënd..