Prishtinë
Vendoset ndriçimi tek Fakulteti Teknik, kështu duket tani ajo pjesë
Mbrëmë është vendosur ndriçimi tek Fakulteti Teknik me c`rast tani ajo pjesë ka pësuar edhe ndryshime si dhe është zvogëluar rrezikshmëria.
Njoftimin për këtë gjë e ka bërë i pari i Prishtinës përmes një postimi në “Facebook”, ku edhe ka publikuar disa fotografi nga ky vend.
“Sonte u lëshua ndriçimi te Fakulteti Teknik. Tani mund të shëtiteni edhe të vraponi edhe natën”, ka shkruar Ahmeti krahas fotografive.