Vendosen pengesa afër pikës kufitare në Bërnjak

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një rrugë dytësore afër pikës kufitare në Bërnjak janë vendosur disa pengesa në rrugë.

Policia njofton se në se në këtë janë vendosur disa pengesa (drunjë) si dhe në një pusetë të rrugës ishte vendosur një mjet me gozhda, i cili shërben për dëmtim të gomave të automjeteve.

“RREZIKIM I TRAFIKUT PUBLIK ME VEPRIME APO MJETE TË RREZIKSHME/Banje, Zubin Potok 25.03.2023, 20:07. Është raportuar se në një rrugë dytësore afër pikës kufitare Bërnjakë janë vendosur disa pengesa (drunjë) si dhe në një pusetë të rrugës ishte vendosur një mjet artizanal i përbërë me gozhda që shërben për dëmtim të gomave të automjeteve”, thuhet në raportin e PK-së.

Në raportin 24 orësh thuhet se njësit policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe i kanë larguar pengesat.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet.