Vendi i parë i goditur me koronavirus në Evropë, hap dyert e restoranteve prej kësaj date

Kafeteritë, restorantet dhe sallonet e flokëve e sallonet e bukurisë do të hapen në mbarë Italinë prej 18 majit.

Autoriteteve rajonale iu është dhënë mundësia që t’i ulin kufizimet që kishin vënë ndaj bizneseve, e të cilat kufizime pritej të hiqeshin prej 1 qershorit.

Edhe shitësit me pakicë, muzetë dhe libraritë do të rihapen prej datës 18 maj, shkruan The Guardian, përcjell GazetaExpress.

Një gjë e tillë, e njoftuar nga qeveria vetëm mbrëmjen e kaluar, erdhi pas presionit nga liderët rajonalë që të lejoheshin në vendosjen e planeve të tyre vetjake të rihapjes.

Masat e sigurisë duhet të zbatohen para datës 18, me restorantet që pritet të krijojnë hapësirë katër-metërshe mes tavolinave.

Në Itali gjatë të hënës janë regjistruar vetëm 744 raste të reja – rritja më e ulët ditore që nga 4 marsi. Numri i të vdekurve ndërkohë është rritur për 179, duke shkuar në 30 mijë e 739.