Vëmendje! Ky është apeli i Leonora Jakupit

E ka një apel për të gjithë.

Leonora ka ftuar qytetarët që të ngrejnë zërin e tyre kundër ndërtimit të hidrocentralit në Brezovicë.

Ajo përmes një storie në Instagram ka postuar fotografinë e një pjese të Brezovicës, ndërsa apelon që të mos shkatërrohet vendi i bukur për interesa personale, individuale dhe biznesore.

“Parku nacional Brezovica pa ujë??? Apeloj tek të gjithë qytetarët për mbrojtjen e ambientit. Mos të lejojmë që për interesa personale, individuale dhe biznesore të demtohet natyra jonë e bukur! Kundër hidrocentralit, në mbrojtje të natyrës”, ka shkruar Jakupi.

loading…