Vëllau i Blerim Veles mundohet të thotë diçka

Vëllai i Blerim Velës, shefit të Stafit në Kabinetin e Presidentes, Driton Vela është mundur të thotë diçka përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook.

Ai e ka parë sukses regjistrimin e 932 rasteve të reja me COVID-19 në vend, sot kur numri i testimeve ishte për mbi 3 mijë më i vogël se ditën e djeshme, e edhe më i vogël në krahasim me ditët e kaluara.

Vela ka thënë se është ulur numri i rasteve të reja të infektuara me COVID-19, krahasuar me 20 ditët e fundit.

Megjithatë, ai ka harruar të përmend që është ulur edhe numri i testimeve.

“Bie pozitiviteti i rasteve (vlera më e ulët në 20 ditët e fundit), ndërsa për herë të parë pas 40 dite ndryshimi i rasteve aktive në raport me ditën paraprake është negativ! Ti respektojmë masat, të vaksinohemi dhe delta sdo të ketë gjasa”, ka shkruar ai.