Meriton Mjekiqi

‘Vëllai i Madh’ organizon sonte festë në BBVA për ditëlindjen e Meriton Mjekiqit – ftohen edhe ish-banorët

Banori i Big Brother VIP Albania 3, Meriton Mjekiqi, feston ditën e sotme (e enjte) ditëlindjen.

I lindur më 23 maj të vitit 1995, ai ka mbushur plot 29 vite jetë.

Derisa ndodhet akoma brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, atij sonte do t’i organizohet një festë nga ‘Vëllai i Madh’.

Kështu ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në faqen zyrtare të Big Brother.

Veç kësaj, janë ftuar edhe ish-konkurrentët e këtij formati, e që duket se do të jetë diçka e madh.

Në ndërkohë, kanë mbetur vetëm dy ditë deri në finalen e madhe të Big Brother.

Pesë finalistët janë: Meriton Mjekiqi, Romeo Veshaj, Julian Deda, Egla Ceno dhe Heidi Baci.