Vëllai e ther me thikë vëllain në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një 19 vjeçar në Ferizaj nën dyshimin për dhunë në familje.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se 19 vjeçari i ka shkaktuar lëndime trupore me thikë vëllait të tij.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Epopeja e Jezercit”, në Ferizaj.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot  rreth orës 12:40 ka pranuar një informacion nga Qendra Emergjente në Ferizaj,  se një person është duke u trajtuar, për shkak të një lëndimi trupor. Policia e rendit menjëherë ka shkuar aty dhe ka kuptuar se bëhet fjalë për një lëndim trupor me mjet të mprehtë ( thikë). Ngjarja kishte ndodhur në  rrugën ‘’ Epopeja Jezercit’’ në Ferizaj .

Në lidhje me këtë hetuesit e stacionit, sektori i dhunës në familje i kanë marr veprimet e nevojshme dhe kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet L.I (M/K) i moshës 19 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje me vëllain e tij , këtij të fundit i shkakton lëndime trupore.

Policia, të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas deklarimit të tij në polici në lidhje me rastin, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.