Veliu uron LDK-në, por jo Abdixhikun

Agim Veliu ka uruar degën e LDK-së në Podujevë për 31 vjetorin e themelimit të saj.

Por, as në këtë postim ish-kryetari i Podujevës nuk ka uruar ndryshimet në kreun e partisë. ë nderuar anëtarë, aktivistë e simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Sot, në 31 vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës – dega në Podujevë, partisë së parë me vlera demokratike e institucionale, lëvizjes së parë politike në vend, uroj gjithë strukturat, aktivistët dhe votuesit e LDK-së, këtë ditë të rëndësishme për Podujevën por edhe gjithë Kosovën.
Kujtojmë dhe nderojmë sot themeluesin, arkitektin e Pavarësisë së Kosovës, Presidentin historik, Dr.Ibrahim Rugova si dhe gjithë veprimtarët, aktivistët që kontribuan dhe sakrifikuan jetën e tyre për mbrojtjen e bindjes dhe idealit të tyre për shtet të lirë, pavarësi e demokraci.

Lidhja Demokratike e Kosovës që nga themelimi i saj, ka qenë gjithmonë prijetare e proceseve të rëndësishme e të mëdha politike të vendit tonë, duke pasur mbështetjen dhe besimin e qytetarëve të saj, për çka edhe sot ju falënderojë gjithë juve votues besnik të LDK-së, për mbështetjen, përkrahjen, punën e aktivitetin tuaj në çdo kohë, e poashtu edhe besimin që më dhatë mua në zgjedhjet e fundit, duke më votuar për të qenë deputet i juaji në Kuvendin e Republikës së Kosovës, përgjegjësi kjo që do ta kryej me nder dhe krenari, gjithmonë në shërbimin tuaj, për interesin e Shtetit të Kosovës.
LDK-ja ka qenë, është dhe do të mbetet gjithmonë parti që prioritet ka interesat nacionale të vendit” shkruan Veliu në urim.