Vecino i gatshëm për ndeshjen derbi kundër Milanit
Frymëmarrje për trajnerin e Interit Luciano Spalletti vetëm pak ditë para derbit ndaj Milanit.
Dëmtimi që pësoi Matias Vecino në grumbullim me përfaqësuesen e Uruguait nuk është aspak serioz. Bëhet fjalë për një tërheqje të lehtë që e pengoi Vecinon për të luajtur në miqësoren mes përfaqësueses Celeste dhe Japonisë të martën.
Megjithatë nuk ka asgjë serioze për lojtarin në muskulin e kofshës së djathtë dhe për këtë arsye nuk do të jetë e nevojshme që mesfushori t’i nënshtrohet analizave të tjera.
Vecino gjithsesi mund të ulet në stol në derbin ndaj Milanit por kjo mund të jetë edhe një masë parandaluese e Spallettit në mënyrë që të ketë 100% të gatshëm atë që konsiderohet edhe si njeriu i ndeshjeve të mëdha për Interin(për golat që ka realizuar në sfidat e rëndësishme) në duelin e mesjavës ndaj Barcelonës në Champions League duke patur parasysh edhe faktin se ndaj Milanit, Vecino mund të zëvendësohet nga Gagliardini i cili nuk bën pjesë në listën e Kupave të Europës.