Ka vdekur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nga fshati Mollopolc i Komunës së Shtimes, Enver Roshaj.
Lajmin e kanë bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Shtime.
“Sot na paska ikur në amshim edhe një luftëtar i lirisë, nga fshati Mollopolc Komuna Shtime, Enver Ali Roshaj veteran i UÇK-së. Enveri për lirinë e Kosovës la jetesën lluksoze në Angli dhe iu bashkua radhëve të UÇK-ës po sikur e gjithë familja Roshaj nga Mollopolci, ai mori pjesë në luftimet në Koshare”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:







