Vdes shqiptarja nga koronavirusi në SHBA

New York – E bija e tyre, Liria ka rrëfyer për gjigantin televiziv CNN se nëna e saj Nagjija Gjidija, 72 vjeçe, ndërroi jetë më 1 prill nga një arrest kardiak pasi u diagnostikua me koronavirus.

Nagjija Gjidija dhe bashkëshorti u vendosën në Amerikë në vitin 1970 për të realizuar ëndrrën amerikane, njofton gazetari Beqir Sina i Illyria. Çifti Gjidija pati katër fëmijë, ndërsa nëntorin e vitit të kaluar shënuan edhe 55-vjetorin e martesës.

“Ne ishim drita e jetës së saj, siç ishte ajo drita e jetëve tona. Por ajo nuk donte askënd tjetër më shumë se tim atë”, tregoi Liria. “Nuk kalonin kurrë asnjë dritë larg njëri-tjetrit”, shtoi ajo.