Vdes profesori i njohur universitar

Të enjten u nda nga jeta profesori i Universitetit të Prishtinës (UP) konkretisht i fakultetit Juridik, Augur Sokoli.

Prof.Dr. Augur Sokoli ishte profesor i të Drejtës dhe Procedurës Administrative si dhe ka qenë pjesë e personelit të rregullt akademik të fakultetit nga viti 1976 deri në pension, dhe është angazhuar deri në nëntor të vitit 2020.

 “Më 29 Prill 2021 u nda nga jeta profesori i fakultetit Juridik të UP-së, prof.dr.Agur Sokoli. Profesori i të Drejtës dhe Procedurës Administrative, ka qenë pjesë e personelit të rregullt akademik të fakultetit nga viti 1976 deri në pension, dhe është angazhuar deri në nëntor të vitit 2020. Gjatë karrierës mbi 40 vjeçare, Profesori Agur ka qenë shembull i pedagogut të përkushtuar, njeriut të urtë dhe të ndershëm. I përjetshëm qoftë kujtimi për Profesor Agur Sokoli dhe veprën e Tij! U prehtë në paqe! Zyra e Dekanit dhe i gjithë personeli i Fakultetit Juridik i shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes së Profesorit Agur, miqve dhe kolegëve të Universitetit të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e bërë nga faqja e rrjetit social në Facebook të fakultetit Juridik.