LAJMI I FUNDIT

Vdes personi që u plagos në Klinë

Ka vdekur personi që është plagosur sot pasdite në një lokal në Klinë. 
 
Lajmin për vdekjen e të plagosurit e ka konfirmuar Gazmend Bojaj, drejtor i QKMF-së në Klinë.

Më herët zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Klinës, Fadil Gashi tha se i plagosuri është dërguar në QKMF-në e Klinës, ndërsa ka theksuar se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 16:40 policia është njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”.

“Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, deklaroi Gashi.