Vdes pas pesë orë seks pa ndërprerë

Një grua në Kolumbi vdiq pas pesë orësh seksi pandërprerë gjatë të cilit ajo po merrte drogë.

32-vjeçarja nga Kolumbia, Calia, ishte ankuar se nuk ndihej mirë para se të pësojë infarkt.

E njohur si La Fiera (bisha), besohet se gruaja humbi vetëdijen dhe filloi të stepej, shkruan El Periodico.

Ajo mori nofkën e pazakontë, pasi kishte “karakter të fortë”, ndërsa emri i saj i vërtetë nuk është bërë i ditur. Partneri i saj dërgoi me taksi “bishën” në spital, por mjekët nuk mund ta shpëtojnë dhe ajo vdiq pak pas mbërritjes së saj.

Ai pranoi se kishin bërë seks pandërprerë për pesë orë dhe kishin konsumuar drogë për të vazhduar “sesionet”. Policia ka nisur hetimet për të vërtetuar shkaktarin e vdekjes.