Vdes oficeri i Policisë së Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë sot lajmin për vdekjen e ish-ushtarit të UÇK’së, Bedri Rexhaj, i njohur si “Galani”, i cili kishte qenë oficer i Policisë së Kosovës në Ferizaj.

Haradinaj ka thënë se lajmi për vdekjen e tij është pikëllues dhe e ka cilësuar tashmë të ndjerin, si një luftëtar trim që i kishte dalë zot atëdheut.

“Pikëllues lajmi për vdekjen e hershme të oficerit të Policisë së Kosovës në Ferizaj, Bedri Rexhaj i njohur si Galani. Bedriu, si një luftëtar trim i UÇK-së i shërbeu kurdoherë me nder dhe dinjitet atdheut dhe e nderoi uniformën e shtetit me shërbimin e tij. U prehsh në paqe, Bedri!”, ka shkruar Haradinaj.

loading…