Vdes njëri nga të plagosurit në Viti

Një rast të gjuajtjes më armë ka ndodhur para pak minutash në Viti ku njëri nga dy të plagosurit ka ndërruar jetë,

Nga Spitali Rajonal i Gjilanit kanë konfirmuar për Express se njëri nga të plagosurit ka vdekur.

Pak më parë, Policia e Kosovës njoftoi se tre persona janë plagosur me armë zjarrin në rrugën “Kemajl Azizi”, në Viti.

Rastin për gazetën, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai tha se dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

” Ju informojme se me  13 korrik 2021  rethë orës  11:00 në Rr,, Kemajl Azizi” në Viti ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri. Policia e Kosovës njësitet e stacionit policor ju kanë përgjegj rastit me urgjencë . Sipas informatavte të para tre persona janë lënduar si pasoj e gjuajtëjes me armë zjarri, dy nga ta në  gjendje të rëndë, gjersa i treti me lendime të lehta”, ka konfirmuar ai.