Vdes një person në Mitrovicë

Një person ka vdekur në Mitrovicë pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Katër persona kishin sjell në Spitalin e Mitrovicës viktiminën në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kanë thënë se nuk ishte i njohur nga ata.

Pas kësaj, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Policia kanë deklaruar se rasti po hetohet tani si vdekje e dyshimtë.

“Katër persona, meshkuj  kosovarë, kanë sjell në Spitalin e Mitrovicës, në gjendje të rëndë shëndetësore një mashkull të pa njohur nga ata. Mjeku, ka konstatuar vdekjen e viktimës. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.