QKUK

Vdes në QKUK këmbësorja që u aksidentua në janar në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës këmbësorja që më 15 janar ishte aksidentuar në Fushë-Kosovë. 

“Lidhur me rastin më datën 16.04.2024 nga reparti i intensives se QKUK-se, është pranuar informatë se këmbësorja, femër kosovare, e cila ishte duke u trajtuar në spital ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë.