Vdes në moshën 99-vjeçare Princi Philip

Princi Philip, Duka i Edinburgut, ka vdekur sot në moshën 99-vjeçare, shkruan The Guardian.

Shëndeti i Princit Philip ishte përkeqësuar ngadalë kohëve të fundit.


Ai kishte qëndruar në trajtim në spital për një muaj, derisa, princi Philip kishte bërë një operacion në zemër në fillim të muajit mars.

Princi ishte i martuar me Mbretëreshën Elizabeth II dhe të dy kishin marrë një dozë të vaksinës kundër koronavirusit. Philip dhe mbretëresha Elizabeth II kanë festuar përvjetorin e 73-të të martesës së tyre në nëntor të vitit 2020-të.