Vdes në moshë të re polici i Kosovës

Gjatë ditës së sotme ka ndërrur jetë, Maliq Hoti, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur zyrtari i Nismës, Enver Hoti.

“Me dhembje të thellë e mora lajmin për largimin nga kjo jetë e shokut dhe bashkëluftetarit tim, Maliq Hoti – MALA.
Jeta, vepra dhe aktiviteti YT do të jenë shembull ndër breza.
Do të na mungoj shumë njeriu i urtë i ndershëm dhe human”, ka shkruar ai.