Vdes mjeku Mentor Salihi, ishte në autoambulancën që u aksidentua pak ditë më parë

Si pasojë e lëndimeve të marra, sot ka ndërruar jetë mjeku i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, Mentor Salihi, i cili ishte brenda autoambulancës që u aksidentua më 30 qershor në Gjakovë.

Në të njëjtin aksident, i vdekur kishte mbetur edhe drejtuesi i autoambulancës, Skofiar Gjini.

Lajmin për shuarjen e Salihit e kanë konfirmuar nëpërmjet rrjeteve sociale miq e të afërm të tij.

Njëri prej të afërmve të tij ka shkruar se Salihi është “mjeku që para disa ditësh, duke dashur ta shpëtojë jetën e tjetrit, u aksidentua dhe sot kaloi në amshim”

Aksidenti i rëndë kishte ndodhur në lagjen Dardania (Piskotë), mes autoambulancës dhe një veture te tipit Golf.

Në mjetin e ambulancës kanë qenë vozitësi Skofiar Gjini, i cili ka ndërruar jetë, doktori Mentor Salihu, infermieri Faton Brahimaj  dhe pacienti Zef Dula. /GazetaExpress