Vdes ish-këshilltari i Merkelit

Ka ndërruar jetë ish-këshilltari i Kancerlares Merkel, Jan Hecker.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se lajmin për ndarjen nga jeta të tij, e morri me dhimbje të madhe.

“Me dhembje të madhe mora lajmin për vdekjen e Ambasadorit të Gjermanisë në Kinë, Prof. Jan Hecker.

Me ish-këshilltarin e Kancelares Merkel, kemi bashkëpunuar për së afërmi dhe vdekja e tij pos për Gjermaninë është humbje edhe për Kosovën.

Në këto çaste të rënda ndajmë dhembjen me familjen e të ndjerit, Kancelaren Merkel dhe Gjermaninë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.