Vdes ish-eprori i UÇK-së Sabahajdin Cena

Sot ka vdekur profesori dhe eprori i UÇK-së, Sabahajdin Cena.

Lajmin e ka bërë të ditur, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi përmes një postimi në Facebook.

Ai duke ngushëlluar familjën, farefisin, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që ndjejnë dhembje për humbjen e Prof. Dr. Sabahajdin Cena, ka thënë se emri i tij do të gdhendet me shkronja ari, ndërsa kronikat e tij për UÇK-në do të vazhdojnë të bëjnë jehonë në histori.

“Kur bien lisat e mëdhenj trandet edhe mali e fusha. Njeriun që nuk u ndal për asnjë moment duke punuar, luftuar e shkruar, e paska rrëzuar sëmundja e rëndë. Ai “i lau e i kjau” dëshmorët e Atdheut, këndoi e shkroi për bëmat e lavdinë dhe i gdhendi emrat e tyre në gurë; maleve, fushave e skaj rrugëve të atdheut. I bëri jehonë luftës së lavdishme të popullit shqiptar me emblemën e UÇK-së në krye”, ka shkruar Latifi në Facebook.