Vdes babai i heroit Hakif Zejnullahu

Ka ndërruar jetë Sabit Zejnullahu, babai i heroit të kombit, Hakif Zejnullahut.

Lajmin për vdekjen e dha mbesa e tij, Floretë Zejnullahu e cila është edhe deputete e PDK-së, raporton Indeksonline.

“Lamtumirë BABA SABIT”, ka shkruar ajo.

Hakifi, djali i tij u vra në një pritë të organizuar nga forcat serbe më 31 janar të vitit 1997 në fshatin Pestovë të Vushtrrisë së bashku me Zahir Pajazitin dhe Edmond Hoxhën.