Ka ndërruar jetë aktori kosovar, Lulzim Rexha.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij.
Paraprakisht, ai ishte shtruar në një klinikë në Gjermani pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Aktori Rexha ka qenë i përfshirë në shumë projekte filmike, teatrale dhe aktivitete të ndryshme publike.







