Vdes aktori i njohur shqiptar

Aktori shqiptar, Xhemil Tagani, ka vdekur në moshën 75 vjeçe.

Tagani u lind në Tiranë në 6 Shkurt të vitit 1945, ndërsa do të mbaronte Institutin e Lartë të Arteve në degën e dramës në vitin 1968. Ai ka më shumë se 70 role në Teatrin Kombëtar, dhe më pak në kinematografi.

Xhemil Tagani ka interpretuar role në filma të ndryshëm, ku spikati veçanërisht me rolin e priftit në filmin “Përrallë nga e kaluara” (1987), si dhe me rolin e beut tek filmi “Toke e përgjakur” (1976).

Filmat ku ka luajtur:

1967 — Ngadhnjim mbi vdekjen.

1969 – Perse bie kjo daulle;

1976 – Fije qe priten (episodik nje punetor);

1976 — Tokë e përgjakur (Beu);

1984 — Fushë e blertë fushë e kuqe..;

1984 — Taulanti kërkon një motër (.Shoferi);

1985 — Gurët e shtëpisë sime (Bilbili);

1987 — Përrallë nga e kaluara (Papa Sotiri, Prifti i Fshatit);

1989 – Kush eshte vrasesi;

1996 – Nata (Pergjegjes i vatres se kultures ne fshat) ;

Teatër

13/02/1969 — “Shokët” e Bashkim Kozelit ;(Agroni)

27/03/1970 — “Studentja e vitit të fundit” e Ibrahim Uruçit (Alqi);

04/02/1971 — “Një nuse për Stasin” e Teodor Laços (Tushka);

04/03/1971 — “Arturo Ui” e Bertold Brehtit (Ina);

18/12/1974 — “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës (Selimi)

1974 — “Prefektin” e Besim Levonjes

1974 – – “Cuca e maleve” (Njeri nga diversantet) ;

20/03/1975 — “Duke u gdhirë viti 1945” e Teodor Laços (Reizi);

11/06/1975 — “Lumi i vdekur” e Kudret Velçës (Peç Mblloçi);

1976 – Epoka para gjyqit;

24/04/1982 — “Kështu të dua” e Pëllumb Kullës (.Samiu); “Komunistet”

“Karavidhet” (daje Ceni);

01/12/1986 — “Nën dritat e skenës” e Ruzhdi Pulahës (Thomai)

“Kryqi i bardhë”

“Zbutja e kryeneces”