Lajmi i fundit

Vdekje e dyshimtë në një spital privat në Prizren, djali thotë se nëna i vdiq gjatë operimit

Një grua ka vdekur sot në një spital privat në Prizren. Rastin e ka raportuar djali, i cili ka thënë se nëna i ka vdekur gjatë operacionit.

Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai ka thënë se rasti po hetohet si “Trajtim i pa ndergjëgjeshëm mjeksor”.

“Me datën 23.06.2022 rreth orës 17:10 min, kemi pranuar një informatë se një person ka ndërruar jetë në ordinancën private, e cila gjendet ne rrugën Gjeravica në Prizren. Reagimi policor ishte i menjëhershëm, patrullat kanë dalë ne vend ngjarjes ku kanë kontaktuar me palën ankuese, ku i njejti deklaron se nena e tij, gjatë operacionit ka ndërruar jetë. Në lidhje me ketë rast të gjitha njësitet relavante kanë dalë ne vendin e ngjarjes, po ashtu është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka dal ne vendin e ngjarjes, i cili ka rekomanduar të inicohet rast “Trajtim i pandërgjëgjeshëm mjekësor”, si dhe trupi i pa jetë dërgohet në IML ne Prishtinë! Rasti po hetohet nga njësitet rajonale të hetimeve në Prizren”, ka thënë Gashi.