Vdekje e dyshimtë në Ferizaj, policia jep detaje

Një person është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Ferizaj.

Ankuesi mashkull ka njoftuar se ka gjetur të shtrirë në dysheme një person.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa njësiti i emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës, transmeton lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u lirohet familjarëve për ceremoni mortore.