raporton policia

Vdekje e dyshimt në Bellosicë së Podujevës

Në Fshatin Bellosicë së Podujevës, dyshohet për vdekje të dyshimt, ku viktima mashkull K/Shqiptar kishte qenë duke prerë dru në pyll aksidentalisht ka pësuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Podujevës ku nga mjeku është konstatuar vdekja e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në institutin e Mjekësisë ligjore për obduksion, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Ballkani.info/