Krushevë

Vdekja tragjike e çiftit në Krushevë të Klinës, banorët bllokojnë rrugën, kërkojnë vendosjen e laurës

Një tren i udhëtarëve dhe një kombi-bus janë përplasur dje në fshatin Krushevë të Klinës. Nga ky aksident kanë mbetur të vdekur dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 18:10, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Krushevë e Madhe, Kline. Në aksident është i përfshirë treni i udhëtarëve dhe një kombi-bus. Dy persona janë dërguar me Emergjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë”, ka thënë Gashi.

Ndërsa sot gjatë ditës si pasoj e këtij rasti banorët e fshatit Krushevë kanë bllokuar hekurudhën e trenit ku ka ndodhur ngjarja.

Banorët gjithashtu kanë kërkuar vendosjen e laurës në hekurudhë, në këtë ngjarje prezent janë edhe policia e Kosovës të cilët po bisedojn me banorët për t’i bindur ta lirojnë rrugën dhe hekurudhën për qarkullim.