Vdekja e Astrit Ademaj, PDK në Pejë vendos të mos ketë kandidat tjetër në këto zgjedhje

Kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj është vrarë para disa ditëve.

Në mbledhjes e kryesisë së degës në Pejë, unanimisht është marrë vendim që PDK të mos ketë kandidat tjetër për kryetar të kësaj komune.

Po ashtu, Gazeta Demos mëson se afati për dorëzimin e kandidatit tjetër ka qenë deri në ora 11:00.

Brenda këtij afati, PDK-ja nuk ka dorëzuar asnjë kandidat tjetër.

Kujtojmë se motivet e vrasjes së dyfishtë që e tronditi Pejën nuk dihen akoma.