Vazhdojnë pritjet e gjata të bashkatdhetarëve në Merdar

Bashkatdhetarët tanë që po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore, pas pushimeve në Kosovë, po vazhdojnë të presin gjatë në pikë-kalimin kufitar në Serbinë në Merdar.

Sipas raportit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, të orës 19:30, bashkatdhetarët po presin katër orë në Merdar, për ta kaluar kufirin me Serbinë, kurse kolona e automjeteve aty është mbi 1.2 km.

Deri në një orë pritje është regjistruar edhe në pikën kufitare në Jarinje, për të dalë nga Kosova.

Ndërsa, në pikë-kalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata se 10-15 minuta për të hyrë ose dakë jashtë Kosovës, përveç te Dheu i Bardhë, ku po pritet deri në 25 minuta për të dalë nga Kosova.

Qytetarët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU.