Kolonat në pikën kufitare Kosovë-Serbi në Merdare, janë shtuar që nga orët e mëngjesit.
Qytetarë të shumtë kanë pritur me orë të tëra për të kaluar kufirin, raporton Ballkani.info.
Në videon e dërguar nga një lexues i Ballkani.info, shihen kolonat mbi tre kilometra të gjata të krijuara nga pritja. /Ballkani.info







