Vatikan, fëmija ngacmon rojen zviceriane, reagimi i Papa Françeskut… (VIDEO)
Një ndodhi e papritur në Vatikan. Papa Francesku ishte duke folur përpara besimtarëve, por fjala e tij ndërpritet nga një fëmijë, i cili ishte shumë kurioz për të parë nga afër rojen zvicerane.
Pa emocione, fëmija kaloi shkallët dhe tërësisht i lirë e prek dhe më pas largohet duke vrapuar.
Një moment i tillë u përcoll me të qeshura dhe sigurisht edhe Ati i Shenjtë nuk mund të mos buzëqeshte.
Më pas, Papa i tregon edhe historinë e vogëlushit.
“Ai nuk flet, por ka gjetur mënyrën sesi të komunikojë. Mbi të gjithë është i lirë”, u shpreh kreu i Vatikanit.