Van de Beek refuzon Real Madridin

Ylli i Ajaxit, Donny van de Beek, thotë se ai mund të qëndrojë te klubi holandez, përkundër interesimit nga Real Madridi për ta transferuar atë gjatë këtij afati kalimtar të verës.

22-vjeçari veçse e ka konfirmuar se Real Madridi është në bisedime me Ajaxin për një transferim të mundshëm, pasi që transferimi i mesfushorit të Manchester Unitedit, Paul Pogbas, dështoi.

Van de Beek, i cili shkëlqeu në ecurinë e Ajaxit deri në gjysmëfinalet e sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve, thotë se asgjë nuk është e caktuar për të ardhmen e tij dhe nuk e përjashtoi as mundësinë e qëndrimit në Amsterdam.

“Ata janë klub fantastik, por edhe Ajaxi është kështu gjithashtu”, ka thënë ai për Ziggo Sport, kur u pyet për Real Madridin.

“Nuk kam asgjë për t’u ankuar në këtë aspekt. Ka shumë mundësi që unë të vazhdoj të luaj këtu, por asgjë nuk është e sigurt ende”.

Kur u pyet sërish nga gazetarët se a do të ishte më mirë për klubin që e ardhmja e tij të ishte më e qartë, ai tha: “Edhe unë shpresoj ashtu sepse jam pak i lodhur nga të gjitha pyetjet për këtë transferim”.

Van de Beek ishte i përfshirë në ndeshjen e së martës të Ajaxit, të cilën kampioni holandez e fitoi me rezultat 3-2 kundër PAOK-ut për ta siguruar kualifikimin me rezultat të përgjithshëm 5-4 në rundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

loading…