Van de Beek e dëshiron transferimin te Real Madridi

Donny van de Beek mbetet një nga lojtarët më të monitoruar e më të ndjekur nga klubet e mëdha.

Mesfushori holandez gjatë verës pati kërkesa nga Real Madridi e Tottenhami dhe janë po këto klube që po garojnë sërish për shërbimet e 22-vjeçarit.

Duket se talenti i Ajaxit e ka bërë zgjedhjen e tij duke evituar Jose Mourinhon pasi dëshiron kalimin te Real Madridi.

55 milionë euro është kërkesa e kampionëve të Holandës për kartonin e lojtarit dhe kushti i tyre është të qëndrojë deri në fund të sezonit aktual.