Van de Beek, alternativë e Realit nëse dështon Pogba

Emri i Donny van de Beekut është duke u përmendur përsëri në korridoret e stadiumi Santiago Bernabeu, derisa Real Madrid janë duke e marrë në konsideratë një lëvizje këtë verë për mesfushorin e Ajaxit

Me Paul Pogba që ende preferohet si zgjedhje e parë për Zinedine Zidane në mesfushë, Van de Beek përmendet si alternativa e parë nëse dështon transferi i francezit.

Marca, ka raportuar më 26 qershor që ai kishte një plan B për Christian Eriksen por, më 1 gusht, Madridi është duke shikuar për të bërë një lëvizje më të mençur, se sa të nënshkruaj me një lojtar 60 milionë euro.

Sipas Marca, për Eriksen të gjithë klubi janë pro transferit të tij, me një përjashtim Zidane. Francezi e di se ai ka një talent të madh, por ai vazhdon të insistojë në Pogban.

Trajneri është gati të pret deri më 2 shtator për ardhjen e bashkatdhetarit të tij dhe dëshiron që klubi ta transferojë atë për çfarë do çmimit, por Madridi nuk e përkrahin këtë ide. Në një skenar përfekt, Madridi do të mund ta blinte atë për 150 milionë euro, por kjo është minimum i i asaj që ai do ta bëj madje edhe kjo figurë do të jetë e pamundshme për ta nëse nuk shesin.

Të dy palët mbesin të ndara për Pogban. Zidane e sheh se ai është ajo pjesa që i mungon Realit, por Los Blancos nuk mendojnë se ai është lojtari që do i rregulloj problemet e tyre.

Pritet që United të transferoj Bruno Fernandesin dhe Sergej Milinkovic-Savic, të cilët shihet si përforcime të skuadrës angleze për të larguar largimin e Pogbas, por ata nuk do ta ulin çmimin e tij.

Për momentin Gareth Bale dhe James Rodriguez ende janë në shitje, në përpjekje që klubi i kryeqytetit spanjoll ti barazoj shifrat para se të bëj transferin.

Nëse merret kjo në konsideratë, Van de Beek nuk mund të konsiderohet një lëvizje e pamundshme dhe si një alternativë më e lehtë.