Valverde komenton formën e dobët të Barcelonës

Trajneri Ernesto Valaverde e kupton se presioni është duke u rritur mbi Barcelonën, pas disfatës tronditëse kundër Levantes. Megjithatë, ai po tenton të qëndrojë i qetë dhe t’i kthehet ecurisë së fitoreve kundër Slavia Prague.

Jo për herë të parë në epokën e Ernesto Valverdes, Barcelona e shpërdoroi një epërsi të mirë të shtunën, duke i marrë tre gola brenda një periudhe shtatëminutëshe në pjesën e dytë në ndeshjen që përfundoi me rezultat 3-1 në favor të Levantes.

Përderisa rezultatet e ekipeve të tjera shkuan në favor të katalonasve, të cilët arritën ta mbajnë pozitën e parë në tabelën e La Ligës, natyra e humbjes bëri që shumë pyetje të ngrihen mbi të ardhmen e trajnerit Valverde.

Valverde insistoi pas ndeshjes se ai nuk e kishte ndër mend të jepte dorëheqje dhe, duke folur të hënën, ish trajneri i Athletic Bilbaos deklaroi se ai e ka qëllim ta mbajë një baraspeshë në punën e tij, përkundër të gjithë reagimeve ndaj humbjes së fundit.

“Është e qartë që kur humb, ka më shumë tension. Ne e dimë çfarë do të thotë të humbësh. Ka shumë presion mbi ne. Ne e kuptojmë këtë rast, por kjo është mirë sepse na detyron ta reagojmë”, ka thënë Valverde, para sfidës së radhës të Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Unë e di se tendenca e përgjithshme është të largohemi nga tavolina nëse bëjmë mirë, ndërsa të fundosemi nëse humbasim. Unë tentoj ta mbaj një baraspeshë. Kur humbasim, tentoj t’i gjej arsyet sportive”.

“Në fillim të sezonit nuk ishim të mirë, veçanërisht jashtë shtëpisë. Pastaj i fituam tri ndeshje radhazi. Atë ditë kundër Levantes, gjithçka po shkonte në rregull. Por, e humbëm brenda një minute. Ne duhet ta pyesim veten pse humbëm dhe çfarë na solli deri te kjo situatë.

loading…